Ka akoma kohë deri në organizimin e festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, Berlinale, megjithatë përgjegjësit e tij bënë të ditur filmat konkurrent për çmime në këtë garë.

Kuptohet se edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të jetë shumë më ndryshe se vitet e kaluara, kjo për shkak të pandemisë së COVID-19, që ka përfshirë botën.

Si pjesë e programit The Special Screenings do të prezantohen filmat: “French Exit”, “The Mauritanian”, “Bestseller”, “Tides” (Tajds) dhe filmi “Tina”

E në garën për çmimin kryesor janë: filmi francez, Albatros, me regji të Xavier Beauvois, filmi gjerman “Nebenan” me regji të Daniel Brühl, filmi hungarez “Természetes fény” me regji të Dénes Nagy, “Memory Box” nga Joana Hadjithomas, filmi gjerman Ich bin dein Mensch”i Maria Schrader, e shumë të tjerë.

Në festivalin e filmit në Berlin, si pjesë e programit Berlinale Special do të shfaqet edhe premiera e dokumentarit Tina, i cili i dedikohet këngëtares Tina Tarner. Revista Varyeti ka bërë të ditur se edicioni i 71-të i festivalit prestigjioz të filmit Berlinale do të organizohet në dy pjesë.

Tregu i platformave evropiane të industrisë së filmit, tregu Berlinale Co-Production, Berlinale Talents dhe World Cinema Fund do të transmetohen online nga data 1-5 mars. E pjesa tjetër, nga 9-20 qershor do të organizohet me pjesëmarrje fizike të publikut./21Media