Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media