Një prodhues arkivolësh në Indonezi është bërë milioner në moment kur një meteor me vlerë 1.5 milionë euro shpërtheu çatinë e shtëpisë së tij.

Josua Hutagalung, 33 vjeçar, po punonte pranë shtëpisë së tij kur shkëmbi i hapësirës çau strehën e verandës së tij duke rënë pranë dhomës së ndenies ne gusht te ketij viti.

Guri me peshë 2.1 kg la një vrimë të madhe në strehën e llamarinës dhe ngeci në një gropë 15cm të thellë që hapi në dheun pranë shtëpisë së tij.

Josua, i cili e mori shpejt gurin e rënë tha se meteori ishte ende i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer.

“Kur e mora guri ishte i ngrohtë dhe e solla në shtëpi. Zhurma që bëri ishte shumë e fortë dhe disa objekte në shtëpi po tronditeshin. Unë besoj se ky është një objekt nga qielli, ato që shumë njerëz quajnë meteor. Sepse është e pamundur që dikush ta ketë lëshuar apo të ketë rënë nga lart”, tha ai.

Fqinjët e tij kishin dëgjuar zhurmën e rënies dhe shumë prej tyre erdhën të vizitojnë Josua për të parë objektin e rrallë.

Meteori llogaritet se është 4.5 miliardë vjet i lashtë dhe vlerësohet rreth 1.5 milionë euro. E përditshmja britanike ‘The Sun’ shkruan se Josua iu dha për objektin shuma ekuivalente e 30 vjetëve rrogë.

Babai i tre fëmijëve thotë se me paratë do të ndërtojë një kishë.