Kaloni te përmbajtja kryesore

Behrami: Kurti për relaks në Greqi, ka vendosur ta dërgojë vendin në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke e mbajtur krizën politike dhe pasigurinë.

Në një përgjigje për rtv21 deputeti Behramit po ashtu tha se Kurti po i shmanget presionit ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, ndërsa ka kritikuar edhe mungesën e tij në takimet me përfaqësues ndërkombëtarë.

“Kurti ka vendosur që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme duke e ruajtur krizën, duke e ruajtur pasigurinë sepse kriza dhe pasiguria janë habitati ku ai dëshiron të jet. Largë presionit ndërkombëtar për implementimin e marrëveshjes më të dëmshme në historinë e Kosovës që është marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit. Ai këto ditë ka ikë për relaks në Greqi, ka ikë edhe nga takimi i raportuesit të BE-së i cili ishte sot dhe këto ditë në Kosovë. Pra këtu shihet përkushtimi i tij për Kosovën. Zoti Kurti ka dy platëforma: ose që të shkojë në zgjedhje, ose të gjejë ndonjë kandidat për president ku ai do të fshihet mbas kompromisit të madh që ka bërë në Ohër. Është në dorën e qytetarëve që të ndalin këtë marrëzi, që të ndalin këtë destabilitet të Republikës së Kosovës dhe Kosovës t’i kthehet normaliteti”, tha ai.

Behrami ka komentuar edhe deklaratën e ish-shefës së deputetëve të LVV-së e cila ka thënë se LVV-ja i ka votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa për presidentin, sipas saj, duhet konsensus.

“Deklarata e zonjës Nagavci është testament dhe platformë që Kosova do të shkojë në zgjedhje. Të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe dy herët e kaluara, pra është e njëjta formulë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme”, u shpreh deputeti i PDK-së./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button