Bekë Berisha sfidon ngricat në bjeshkët e Istogut
13 Dhjetor 2020
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha njihet si merakli i kafeve, por kësaj radhe ka treguar se është merakli edhe i ujit akull.
Berisha të shtunën ka publikuar në “Facebook” disa imazhe nga bjeshkët e Moknës në Istog, ku shihet se është futur gjysmë i zhveshur në ujin me akull.
“Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha si mbishkrim i fotografive që ka shpërndarë./21Media