Benfica eliminon Juventusin, Milani shkatërron Dinamo Zagrebin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet që po zhvilloheshin në Ligën e Kampionëve, ku skuadrat si Benfica Borussia Dortmund e Paris Saint-Germain kanë siguruar kualifikimin drejt fazës së eliminatoreve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Da Luz”, skuadra e Benficas e ka mposhtur me rezultat 4:3 Juventusin.
Po ashtu, fitore sot kanë regjistruar edhe Milani e Paris Saint-Germain, ku kampioni italian e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 4:0, kurse PSG e ka shkatërruar Maccabi Haifan me rezultat të thellë 7:2.
Ndërkaq, kampioni aktual i kësaj gare, Real Madridi është befasuar nga RB Leipzigu, ku ky i fundit ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3:2.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve.
RB Salzburg 1:2 Chelsea
Sevilla 3:0 Copenhagen
Benfica 4:3 Juventus
Celtic 1:1 Shakhtar Donetsk
Dinamo Zagreb 0:4 AC Milan
Borussia Dortmund 0:0 Manchester City
Paris Saint-Germain 7:2 Maccabi Haifa
RB Leipzig 3:2 Real Madrid.

Back to top button