Bërja e një ushtrimi çdo ditë mund të jetë më e dobishme sesa të shkoni në palestër një herë në javë, sipas universitetit të Texasit “Medical Branch-Galveston”. Nuk duhet asnjë pajisje speciale – vetëm një shishe me ujë – dhe zgjat vetëm 15 minuta.

Ushtrimi i shisheve mund të duket shumë i thjeshtë – kush nuk mund të mbajë një shishe midis këmbëve? Përveç faktit se aktivizon muskujt e kofshëve të brendshme dhe të jashtme, gjithashtu shërben dhe për muskujt e barkut dhe pjesën e poshtme të shpinës.

Ju duhet të merrni një shishe (sa më e madhe të jetë diametri, aq më mirë), ta vendosni lart mes këmbëve

Vendosni këmbët tuaja paralele dhe sa më afër të jetë e mundur me njëri-tjetrin.

Shtypni shishen, duke përdorur pjesën e brendshme të kofshëve.

Është e rëndësishme ta bëni këtë ushtrim në të 3 nivelet – duke filluar nga më e lehta. Sa më e ulët shishja, aq më e vështirë është mbajtja e tij.