Benzema përsëri nuk është grumbulluar me Francën

Benzema përsëri nuk është grumbulluar me Francën

Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema ka thënë se do ta ndërrojë kombëtaren, pasi ai përsëri nuk është grumbulluar me Francën.

Sulmuesi nuk ka luajtur për kombëtaren franceze që nga viti 2015 sepse është akuzuar se ka kërcënuar Mathieu Valbuena.

Duke iu drejtuar presidentit të Federatës Franceze, Noel Le Graet, Benzema ka shkruar në Twitter: “Noel, mendova se nuk do të ndërhysh në vendimet e trajnerit! Unë dua që ju ta dini se unë dhe vetëm unë do t’i jepnim fund karrierës time ndërkombëtare. Nëse mendoni se kam mbaruar, më lini të luajë për një nga vendet për të cilat kam të drejtë dhe do ta shohim”, ka thënë ai.

Presidentit të Federatës së Francës, Noel le Graet e ka konfirmuar se Benzema nuk ka vend në Francë.

Ndërsa, për Benzema-n do të jetë pothuajse e pamundur të luajë për një kombëtare tjetër, pasi ai ka luajtur me Francën dhe sipas rregullave të FIFA-së ai nuk ka të drejtë ta ndërrojë kombëtaren./21Media