Benzema mungon në dy sfidat jetike për Real Madridin

Karim Benzema u zëvendësua në minutën e 17-të të lojës së Real Madridit kundër Real Sociedadit për shkak të një dëmtimi muskulor dhe mund të humbasë ndeshjet kyçe të “Los Blancos” kundër Interit të martën dhe Atletico Madridit të dielën e ardhshme.
Përpos ndonjë mrekullie, Benzema nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për duelin e mesjavës që do të vendosë skuadrën që do të përfundojë në krye të Grupit D në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes të së martës kundër “Nerazzurrëve”, Real Madridi do të presë rivalët e qytetit Atletico Madridin.
Benzema e kuptoi se kishte marrë një dëmtim të kërdhokullës gjatë vrapimit pa top, gjë që bëri që ai të testonte këmbën e majtë, por 20 sekonda më vonë ai ra në tokë dhe kërkoi të zëvendësohej, me Luka Jovicin që hyri në lojë në vend të tij.
Reprezentuesi francez ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e kombëtares së tij deri më tani këtë sezon. Ai gjithashtu ka startuar në 18 nga 19 sfidat e Real Madridit, duke luajtur plot 90 minuta në 14 përballje.
Ndërkohë, asnjë lojtar në pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka marrë pjesë në më shumë gola se Benzema (12 gola dhe shtatë asistime), i cili është golashënuesi më i mirë në La Liga Santander.

Back to top button