Benzema shpallet fajtor pasi shantazoi shokun e skuadrës me video intime

Ylli i Real Madrid, Karim Benzema është shpallur fajtor pasi ka shantazhuar Mathieu Valbuena, me video intime.
Gjykata i shqiptoi një vit dënim me kusht dhe gjobë prej 75 mijë dollarësh.
Benzema së bashku me pesë të tjerë, janë pjesë e këtij rasti që daton që nga viti 2015.
Futbollisti francez gjithmonë ka mohuar akuzat me të cilat ngarkohej.
Ndërkaq, nuk ishte prezent në seancën dëgjimore në Gjykatë, nuk ishte as Valbuena, por edhe katër të tjeret u shpallën fajtor.
Avokati i Benzemas tha se lojtari do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës, pasi sipas tyre, çështja nuk qëndron si e tillë./21Media

Back to top button