Benzema shpallet lojtari i vitit nga Globe Soccer

Globe Soccer shpërblen lojtarët më të mirë të vitit në botën e futbollit dhe në këtë ceremoni të vitit 2022 të mbajtur në Dubai, Karim Benzema mori trofeun e lojtarit më të mirë të vitit në kategorinë e meshkujve.
Tashmë fituesi i Topit të Artë, sulmuesi i Francës dhe i Real Madridit fiton një trofe të ri individual.

Benzema, që aktualisht ndodhet në Katar me Francën, tani do të synojë trofeun e Kupës së Botës me kombëtaren e tij.

Në sezonin 2021-2022, Karim Benzema shënoi 44 gola në 47 ndeshje dhe fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.

Back to top button