Perez është duke u përgatitur për revolucionin

Perez është duke u përgatitur për revolucionin

Humbja e Real Madridit në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës, ka vënë në alarm drejtuesit madrilen.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke u përgatitur për revolucionin në skuadrën e tij.

Është sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili është kritikuar ashpër për paraqitje të dobët në humbjen kundër Barcelonës dhe siç raportohet, francezi do të jetë ‘viktima’ e parë e disfatës kundër katalonasve.

Real Madridi thuhet se tashmë është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Benzemas.

Sergio Aguero i Manchester Cityt dhe Icardi i Interit shihen si zëvendësues te francezit. Muaji janar duket se do të jetë i ‘nxehtë’ për Real Madridin, e cila aktualisht është 14-të pikë parapa lideres së tabelës, Barcelona.