Beqaj: Inovacioni do të nxit edhe zhvillimin ekonomik

Besim Beqaj tregoi cilët janë sektorët me prioritet

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha sot se misioni i kësaj ministrie është nxitja, afirmimi dhe zhvillimi i inovacioneve, ndërmarrësisë në funksion të nxitjes së zhvillimit ekonomik, rritjes së prodhimit dhe eksportit.

Po ashtu sipas tij me inovacion bëhet stimulimi i aktiviteteve inovative në Kosovë me qëllim rritjen e produktivitetit ekonomik dhe institucional përmes zhvillimit të teknologjisë dhe ndërmarrësisë efektive.

Sektorët me prioritet, ai tha se janë energjia, shëndetësia, mbrojtja e mjedisit, transporti, edukimi, agrikultura dhe TIK.

Sot ekonomia e bazuar në resurse natyrore dhe ekonomi reale, fuqi e limituar konkurruese , struktura e popullsisë e dominuar nga rinia dhe sipas ministrit Beqaj vizioni është se Kosova është qendër rajonale e zhvillimit të ekonomisë digjitale.

Në një konferencë për media Beqaj tha se e ardhmja është rritja ekonomike e bazuar në ekonominë e dijes.

“Ajo çka na ka shtyrë si parti politike dhe si profesionistë të kësaj fushe ne kemi themeluar këtë ministri drejt digjitalizimit si potencial për konkurrueshmëri në treg. Andaj në këtë drejtim mision është stimulimi i të rinjve për biznes”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai tha se nuk ka sektor që nuk do të ketë ndikim nga fondet e Ministrisë së Inovacionit. Ministri Beqaj ka folur edhe për punën tre mujore nga viti i kaluar që kanë krijuar bazën ligjore dhe krijimin e stafit. Fondi për inovacion është mbi 9 milionë euro.

Ai tha se fillimisht do të krijohen katër qendra inovative, në Prizren, Pejë, Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Back to top button