Politologu Belul Beqaj e cilëson përbuzje qëndrimin e liderit të LDK-së, Isa Mustafa ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani. Sipas Beqajt, është përbuzje ndaj elektoratit dhe një lloj fatkeqësie për LDK-në.

“Është një përbuzje ndaj elektoratit që e ka votuar një femër, e cila është më e votuara në Kosovë. Dhe në këtë kuptim mendoj se është një lloj fatkeqësie ndaj atyre që e kanë bërë këtë, sepse kjo do t’ju kthehet si bumerang. Pra ata do të pësojnë, e jo Vjosa Osmani”, deklaroi Beqaj në “Click” në RTV21./21Media