EULEX-i kishte vendosur që rastin e Sylës ta gjykojnë gjyqtarët vendas

EULEX-i kishte vendosur që rastin e Sylës ta gjykojnë gjyqtarët vendas

Rasti “Toka” në të cilin për tjetërsim të pronave shtetërore akuzohen Azem Syla dhe 21 persona tjerë, do të gjykohet nga Beqir Kalludra.

Lajmin për caktimin e Kalludrës në Rastin “Toka”, e bëri të ditur për Kallxo.com kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi.

Para dy ditësh se EULEX-i kishte vendosur që rastin e Sylës dhe të tjerëve ta gjykojnë gjyqtarët vendas.

Prokurori Danilo Cecarreli atë ditë reagoi ashpër për këtë transferim.

Beqir Kalludra ka gjykuar, mes rasteve tjera, katër deputetët e Vetëvendosjes për lotsjellësin dhe aktivistët e këtij subjekti për sulmin në Kuvend.

Prokuroria Speciale më 25 tetor të vitit 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla./kallxo.com