Mbrëmë janë konfirmuar  79 raste me koronavirus

Mbrëmë janë konfirmuar  79 raste me koronavirus

Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri ka deklaruar se koha mesatare e dyfishimit të rasteve me koronavirus në Kosovë është shkurtuar në afërsisht një javë, teksa 79 raste të reja janë regjistruar brenda një dite.

Beqiri, përmes një grafiku të skenareve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit, ka paralajmëruar për kujdes të shtuar.

“Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8 (Nga 9.3 ditë dje ). Kjo dmth që potencialisht do kemi dyfishim të rasteve përafërsisht për çdo javë … nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose te ne”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 250 persona, nga të cilët pozitiv kanë dalur 79 persona, duke e çuar numrin totatl në 362. /21Media