Më 21 qershor, në Ditën Botërore të Muzikës e njohur me emrin “Fête de la Musique” (Festivali i Muzikës), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpall laureatët e çmimeve vjetore në fushën e muzikës, konkretisht Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” si dhe çmimet tjera vjetore në këtë fushë.

Çmimi për vepër vokalo-instrumentale dhe muzikore skenike iu nda kompozitorit Valton Beqiri, për veprën “Rrugëtimi”, si vepër madhore kombëtare e cila trajton motivin e qëndresës përmes larmisë muzikore të etnosit shqiptar, shkruan rtv21.tv.

Beqiri në një intervistë për emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se është hera e parë që ka konkuruar në këtë festiva.

Ai u shpreh se është nderë të vlerësohesh nga shteti duke treguar edhe motivet e veprës “Rrugëtimi”./21Media