Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka komentuar zhbllokimin e fondeve nga MCC.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Beqiri tha se nuk ka zyrtar shtetëror i cili guxon as tani dhe as në të ardhmen t’i dëmtoj raportet me SHBA-të, pasi kjo miqësi, sipas tij është e shenjtë.

Madje Beqiri ka ripërsëritur fjalët e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili pati thënë se “Shtëpia nuk mbahet pa miq”.

Shtëpia nuk mbahet pa miq” thoshte Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Kjo u vertetua gjatë ditës së djeshme kur Korporata e sfidave MCC, ka zhbllokuar fondin prej 250 milionë dollarësh për Republikën e Kosovës. Nuk ka zyrtar shtetëror i cili guxon as tani dhe as në të ardhmen ti dëmtoj raportet tona me SHBA-të, sepse miqësia jonë është e shenjtë“, shkroi Beqiri.