Berisha pritet të jetë portier i parë te SPAL

Berisha pritet të jetë portier i parë te SPAL

Portieri shqiptar do të ndërrojë përsëri skuadër në Serie A. Etrit Berisha pritet të kompletojë transferimin te SPAL këtë të enjte.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja tashmë është arritur dhe vetëm pritet të kryhen testet mjekësore, para se reprezentuesi i Shqipërisë të nënshkruajë kontratën me klubin e tij të ri.

30-vjeçari që është pjesë e Atalantas që nga viti 2016, në sezonin e fundit ka pasur paraqitje të limituara pasi trajneri Gian Piero Gasperini e preferonte Pierluigi Gollinin para tij.

Berisha do të jetë portier i parë te SPAL, pasi Emiliano Viviano është transferuar te Sportingu në Portugali.