Berisha: Avokati im dorëzoi padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në konferencën për media ka bërë të ditur se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë gjithë takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim i ka kërkuar prova, për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij.
“Nuk ka forcë në botë që mund të më pengojë mua të ushtrojë misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptar, kjo është përfundimtare. Basha në takimin me ambasadoren ka kërkuar transparencë, por ata që nuk bëjnë transparencë, por kërcënojnë me bar ata kanë frikë”, ka thënë Berisha.
Tutje, Berisha ka bërë të ditur se pas njoftimit për shpalljen “non grata” nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje.
“Avokati im dorëzoi sot padinë për shpifje në Gjykatën Koleksionale të Parisit. Pas vendimit për të shpallur non grata mua e familjen është bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv hakmarrës i Edi Ramës dhe multimiliarderit George Soros. Në Gjykate dua të mbroj dinjitetin tim”, ka theksuar Berisha.
Ndryshe, ditë më parë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka kërkuar nga Basha që PD-ja të distancohet nga Berisha, duke i paralajmëruar se në të kundërtën do të rrezikojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media
 
 
 
 
 
 

Back to top button