Berisha flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Berisha flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditëve të fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtrirë në spital.

Përmes një komunikate për media LDK ditë më parë kishte njoftuar se Mustafa ka qenë i prekur nga gripi sezonal dhe për këtë arsye është shtirë në spital.

Sot këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të krut të LDK-së, ku ka thënë se është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit për kreun e LDK-së.

“Dje personalisht e kam vizituar z. Mustafa dhe mund t’ju njoftoj se gjendja shëndetësore e z. Mustafa tashmë është në përmirësim e sipër dhe se trajtimi i tij është duke shkuar mjaft mirë”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.

“Është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit dhe z. Mustafa pritet që shpejt t’i kthehet punës dhe aktiviteteve të tij të përditshme politike dhe jo vetëm”, ka treguar Berisha.