Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, uroi Ditën nacionale të egjiptianëve. Ai tregoi se për  vite me radhë “24 Qershori” është simbolizuar me shumë aktivitete brenda Javës Egjiptiane, mirëpo këtë vit kjo ditë nuk do të festohet si vitet e kaluara për shkak të koronavirusit.

Berisha përmes një komunikate të dërguar për media theksoi se aktualisht e gjithë bota duke përfshirë edhe Kosovën, po ballafaqohet me COVID-19, por për fat të keq komuniteti egjiptian ballafaqohet në jetën e përditshme,  “me virusin e quajtur “diskriminim”, virusin “racizëm”, virusin e “pa punësimit” dhe shumë viruse të tjera që ende nuk kemi arritur të gjejmë  ilaç për ti shëruar  këto sëmundje në Kosovë”.

Berisha shpreson që me përkushtim të qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë kosovare, ata mund t’i kalojmë jo vetëm këto sfida por duhet që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësi dhe ti kryejmë obligimet të cilat na mundësojnë Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës.

“Shpresoj me përkushtim të qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë kosovare, ne mund t’i kalojmë jo vetëm këto sfida por duhet që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësi dhe t’i kryejmë obligimet të cilat na mundësojnë Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë ditë në emër të komunitetit Egjiptian dua t’i falënderoj mediat pa dallim për rolin e çmueshëm në informimin, promovimin dhe trajtim të dinjitetshëm të komunitetin egjiptian”, thuhet në komunikatën e dërguar për media. /21Media