Kanë mbetur edhe pak orë deri tek momenti kur Kosova zbret në fushë për t’u përballur me Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen jetike në kuadër të Ligës së Kombeve.

Bernard Berisha i cili u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Bernard Challendes, për shkak të sjelljeve jo të mira të lojtarit, ka dalur në mbështetje të ekipit kosovar duke lëshuar një mesazh inkurajues në profilin e tij në “Facebook”

Të gjithë të bashkuar për një qëllim!. Kosova zemra jonë. Forca djema. Zoti iu ndihmoftë”, ka shkruar  Berisha.