Berisha kureshtar si do ta pres publiku kosovar “Cirkun Fluturues”
1 Shkurt 2020
Filmi për publikun kosovar do të shfaqet në mars
Filmi për publikun kosovar do të shfaqet në mars
Filmi “Cirku Fluturues” u kthye nga Santa Barbara në Kosovë me trofe. Regjisori, Fatos Berisha tregoi vështirësitë dhe problemet qe i kishte me realizimin e këtij filmi duke thënë se filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, por që ka elemente të humorit.
“Si komedi e zezë që e trajton temën tonë e cila ka të bëjë me një kohë që ne e kujtojmë, një kohë e vështirë, në kohën e okupimit me trajtu me humor është shumë e vështirë”, tha Berisha në programin e mëngjesit “Për Ditë te Mbarë” në RTV21.
Ai u shpreh se është shumë kureshtarë se si do ta pres publiku kosovar filmin “Cirku Fluturues” i cili do të shfaqet në kinematë kosovare nga muaji mars.
Filmi i gjatë artistik, “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji të Fatos Berishës në festivalin ndërkombëtar të filmit në Santa Barbara të Kalifornisë (SHBA), fitoi çmimin “Filmi më i mirë artistik ndërkombëtar”./21Media