Berisha thotë se Qeveria po hesht

Berisha thotë se Qeveria po hesht

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i është drejtuar ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që të ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili sipas tij, po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Ai kritikon Qeverinë në detyrë, e cila thotë se nuk po i merr parasysh kërkesat e këtij komuniteti.

 

Kam kërkuar që në afat të shpejtë dhe konkret të ndihmohet komuniteti egjiptian të cilin unë e përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës, e i cili po ballafaqohet me vështirësi të mëdha socio-ekonomike dhe po bën luftë për mbijetesë në këtë kohë pandemie në Kosovë. Vendosa për t’ju drejtuar ambasadave pasi që tani me po bëhen 1 muaj insistim nga ne që komuniteti egjiptian të pranojë ndihmë për mbijetes nga Qeveria e Republikës së Kosovës, por kjo deri më tani nuk po ndodh dhe ne as zyrtarisht nuk po marim përgjigje ndaj kërkesave tona nga Zyra e Kryeminstrit“, shkroi Berisha./21Media