Berisha: Më 12 nëntor nisin protestat

Kreu i PD-së së Shqipërisë, Sali Berisha në një konferencë për shtyp bëri të ditur se më 12 nëntor do të nisë prostesta më e madhe kombëtare që kanë parë shqiptarët.
“Ka patur dhe ka interes të jashtëzakonshëm për protesta dhe përballje me regjimin e partisë-shtet që në historinë kombëtare është regjimi më antishqiptar, pas atij të Enver Hoxhës.
Kam besimin më të madh se të rinjtë e të rejat e vendit që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar, burrat e gratë do të bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor për ti dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës.
Ky është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve, një paçkitës i paskrupult përmes shtetit elektoral, patronazhisteve e terroristëve të kuq, përmes bandave kriminale dhe parave të drogës,” tha ai.
Paraditen e sotme kryetari i PL-së Ilir Meta ishte në selinë e PD-së ku dhe u dakordësua marrëveshja për të dalë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
“Sot patëm një takim shumë të mirë me Metën dhe Petrit Vasilin. Nesër në një konferencë shtypi të përbashkët do tju informojnë ju mbi rezultat e takimit. Tani gjithçka është dhe do të jetë në funksion të betejës së madhe, në funksion të protestave, asaj të 12 nëntorit.
Në mbështetje të plotë dhe totale të lëvizjes së sindikalistëve të universiteteve dhe biznesetë vogla dhe përpjekjeve të tyre për të mbijetuar në kushtet më të vështira,” tha Berisha./oranews

Back to top button