Nesër në Shkup Kombëtarja e Kosovës do përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit në Ligën e Kombeve.

Një ditë para ndeshjes, mesfushori i Kosovës Valon Berisha ka theksuar edhe një herë rëndësinë e kësaj ndeshjeje përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Luftë dhe sfidë e madhe po na pret, së bashku çdo send është i mundshëm”, shkroi Berisha.

 Dy përfaqësueset do të takohen nga ora 20:45 në Shkup./21Media