Sulmuesi gjerman me prejardhje kosovare Mergim Berisha është duke kaluar nëpër momente jetësore me klubin e RB Salzburg-ut.

Aktualisht, Berisha është pjesë e skuadrës austriake RB Salzburg, ku edhe është produkt i akademisë të po së njëjtës skuadër.

Ky është sezoni i parë që sulmuesi ka arritur të gjejë vetën tek austriakët, ku pas 15 paraqitjeve në Bundesligën austriake, Berisha ka tetë gola dhe gjashtë asistime për skuadrën e Salzburgut.

Impakti i tij nuk është vërejtur vetëm në Bundesligën austriake, ku gjermanit me prejardhje kosovare nuk i kanë munguar golat as edhe në Ligën e Kampionëve, ku në gjashtë paraqitje ka arritur të regjistroj katër gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Në përgjithësi, Mërgim Berisha ka arritur të bëjë 27 paraqitje për Salzburgun në edicionin 2020/21, dhe ka arritur të regjistroj 13 gola dhe 10 asistime.

Ndeshja e fundit e RB Salzburg ishte kundër rivalit Rapid Wien, ndeshje të cilën e fitoi Salzburgu me rezultat 4:2, dhe vlen të theksohet se katër golat e shënuara ishin produkte të Mërgim Berishës, respektivisht ai asistoi në katër golat e fitores së skuadrës së tij.