Goli i pestë sezonal i Berishës

Goli i pestë sezonal i Berishës

Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha edhe njëherë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Melbourne Victory ka marrë një fitore tejet të rëndësishme duke mposhtur Newcastle Jets me rezultat 2:1 në A League të Australisë.

Në këtë fitore, vendimtar ishte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha i cili realizoi në minutën e 53-të të takimit, kur rezultati ishte 1:1.

Melbourne tani renditet në pozitën e tretë në Ligën A me 19 pikë nga 13 xhiro të luajtura.

Goli i sotëm për sulmuesin shqiptar është goli i pestë sezonal./21Media