Sipas Berishës, Rama e ka pranuar kushtin

Sipas Berishës, Rama e ka pranuar kushtin

Ish-kryeministri Sali Berisha sonte tha se kompromisi Vuçiq i ka kërkuar edi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100%  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiq është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë.”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Vuçiq i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht./oranews