Berisha-Vuçiqit: Mendohu mirë kur të vish në Tiranë si mik i Ramës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i çoi një mesazh Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq që ta harrojë se do të kalojë me firmën e Kryeminstrit të Shqipërisë, Edi Rama ‘Ballkani i Hapur’ në Shqipëri.
Ai theksoi se Vuçiq duhet të mendohet mirë para se të mësyjë Tiranën si mik i Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër.
“Nga kjo platformë i çojmë një mesazh Sllobodanit të ri: harroje se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri. Mendohu mirë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.Do të punojmë për marrëdhënie normale, por kurrë nuk do ta bëjmë në kurriz të Kosovës. Ndërsa parlamenti serb duartrokiste Zeografin Bis për fjalën që mbante puthej Vuçiç dhe Putini. Tema ishte Kosova e veriut, armët dhe tanket. Sigurisht që tani çdo gjë është në dorë të NATO-s dhe çdo përpjekje do t’ua kthejnë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishte. Ta harrojnë se mund ta prekin Kosovën, sepse jemi një komb dhe kurrë më nuk do të preket një pjesë e territorit të saj. Nëse do paqe duhet njohur gjenocidi që është bërë ndaj shqiptarëve”, ka thënë Berisha gjatë fjalimit të tij./oranews