Kush e ka shtyrë Berkanin të merret me muzikë?

Kush e ka shtyrë Berkanin të merret me muzikë?

Berkan Ahmeti është emër i njohur i skenës muzikore, i cili që nga paraqitja e parë ka rrëmbyer zemrat e fansave të tij. Ai vjen nga një familje me frymë muzikore, ku përveç Berkanit, dashuri të madhe për muzikën ka edhe motra e tij, Azhlan Ahmeti – Lamaxhema.

Kur flasim për Azhlanin, ajo ia imponoi Berkanit muzikën, e për këtë ai është falënderues tërë jetën. Duke e parë talentin dhe dashurinë që ka pasur Berkani për muzikën, ajo u bë krahu i djathtë i tij dhe e ka shtyrë Berkanin që të merrej me muzikë dhe çdo ditë e ka ushqyer me këngë të bukura.

Gjurmë në muzikë ka lënë edhe Azhlani, e cila ka marrë pjesë në Festivalin “Festa e Artë” (Zllatno Sllavejce) me këngën “Foshnjore”, duke u bërë këngëtarja e parë dhe e fundit që ka kënduar shqip (live me orkestër) në këtë festival, i mbajtur në Sallën Universale.

Pikërisht në atë sallë, pas 28 vjetësh, Berkani e ka marrë çmimin e vendit të parë në festivalin “Nota Fest”.

Duke folur për suksesin e motrës së tij, Berkani për portalin rtv21.tv ka treguar se dashurinë e madhe për muzikën e ka marrë nga ajo, e cila ende vazhdon të këshillojë atë për çdo gjë që lidhet me muzikën, shkruan rtv21.tv

Madje, Berkani ka thënë se motra e tij ka edhe më shumë talent për muzikë dhe ka zbuluar edhe një detaj. Një piano, të cilën ata e mbajnë në shtëpi qe 40 vjet, është e motrës së Berkanit.

Azhlani ka përfunduar shkollën e ulët të muzikës dhe pastaj ka vazhduar në gjimnaz.

Së shpejti, Berkani do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Këtë ekskluzivitet e ka dhënë në emisionin “Prite të Gjelbrën”, teksa ka thënë “Së shpejti do të shihemi edhe me videoklipin tim të ri”.

Në tetor të vitit 2015, ai është martuar me Sibelin dhe kanë një vajzë, Berenin./21Media