Bertani sqaron pse nuk mund ta shohin klipin e ri fansat në Kosovë

Bertani sqaron pse nuk mund ta shohin klipin e ri fansat në Kosovë

Dje këngëtari nga Shkupi i cili karrierën po e vazhdon në Turqi, Bertan Asllani ka publikuar projektin e tij muzikor, “Ben Lazim”. E veçanta e kësaj kënge është se ai ka ka bashkëpunuar me kompaninë “Sony Music Turkey”, pjesë e të cilës është këngëtari, shkruan rtv21.tv

Por “Ben Lazim” është publikuar në VEVO dhe ky kanal nuk është i disponueshëm në Kosovë. Për këtë Bertani ka reaguar përmes një postimi në Insagram ku ka dhënë sinjal që po punohet në mënyrë që të transmetohet edhe në Kosovë. “Për shkak të marrëveshjes së VEVO`s me disa shtete, klipi “Ben Lazim” nuk mund të ndiqet në Kosovë për një kohë të caktuar! Shpresojmë që së shpjeti do ta ndiqni. Ju faleminderit për vëmendjen.”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Bertani karrierën e filloi në Shkup, me këngë në gjuhën shqipe, për gjatë atyre viteve ai sjelli shumë hite. Këngëtari u zhvendos në Truqi për të vazhduar karrierën më tej, e në këtë vend ra në sy talenti i tij edhe për aktrim ku u bë pjesë e disa serialeve turke. Kënga “Ben Lazim”, është projekti i parë i realizuar me një prej gjigantëve të muzikës në Turqi “Sony Music”./21Media