Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka kohë që i ka munguar tregut muzikor shqiptar me projekte të reja muzikore.

Mirëpo, këngëtari po paralajmëron se së shpejti do ta sjellë një projekt të ri muzikor, që shënon rikthimin e tij pas ca kohësh.

“‘Fluturojm’ vjen së shpejti”, ka shkruar Bertani krahas fotografisë të cilën e ka postuar në InstaStory.

Bertani qe një kohë u shpërngul në shtetin e Turqisë, ku lansoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor. Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun./21Media