Këngëtari i njohur, Bertan Asllani pas tetë vjetësh është rikthyer me një projekt shqip.

Ai ka lansuar këngën “Fluturojm”. Lidhur me këtë dhe punën që po bën ai në Turqi ka folur vet Bertani në emisionin “Mama’s Trip” në RTV21.

Ai tha se po rikthehet gradualisht para publikut shqiptar, në muajin tjetër do të lansojë një këngë tjetër në gjuhën shqipë dhe atë turke. Ndërkohë që foli edhe për projektet që po realizon në Turqi, për muzikën që i bëri serialit “Kimse Bilmez”, shkruan portali rtv21.tv

Bertani me nostaligji kujtoi këngën “Akoma të du” e cila ishte publikuar në vitin 2005 e edhe sot dëgjohet më ëndje. Pas 15 vjetësh realizmi Bertani zbuloi për herë të parë se këtë këngë nuk ka dashur ta këndojë./21Media