Bertani publikon këngën “Ben Lazim”

Bertani publikon këngën “Ben Lazim”

Bëri bujë lajmi kur Bertan Asllani nënshkroi kontratë me gjigantin e muzikës “Sony Music” në Turqi, e tani ky bashkëpunim është jetësuar me projektin e parë.  Ai sot ka publikuar këngën “Ben Lazim|”. Është një këngë ritmike, kurse xhirimet e videoklipit janë bërë në vendin e origjinës së tij , Shkup. Bertani në Instagram ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur për të sjellë këtë projekt, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se Bertani karrierën e tij muzikore e ka filluar në Shkup, ku ka sjellë shumë hite në gjuhën shqipe. Ndërkohë u  zhvendos në Turqi, ku përveç në muzikë ishte aktiv edhe në seriale të ndryshme turke. Kurse “Ben Lazim” është projekti më i madh në muzikë në gjuhën turke e pritet që t’i hap rrugët e suksesit në këtë vend./21Media