Prapaskenat nga klipi i ri i Xhensilës

Prapaskenat nga klipi i ri i Xhensilës

Ditë më parë, dy artistët e njohur shqiptarë, Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako kanë publikuar projektin më të ri muzikor. Kënga e titulluar “Sekreti im” është shoqëruar me një videoklip shumë të veçantë.

Videoklipi është xhiruar në Venecia të Italisë dhe disa nga prapaskenat interesante janë publikuar në rrjetin social Instagram.

Gjatë xhirimeve pranë Xhensilës ka qenë edhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku, i cili e ka ndihmuar atë.

Në një video shihet Besi duke e mbajtur Eduartin i cili po xhironte nga dritarja e katit të shtatë.

“Jeta ime në duart e Bes Kallakut për të xhiruar një plan në dritaren e katit të shtatë”, ka shkruar Eduarti krahas videos.

Kënga “Sekreti im” nga Xhensila dhe Pirro Çako ka arritur afër një milion klikime në Youtube edhe pse kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi./21Media