Komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku sot feston ditëlindjen, ai mbush 35 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e 35 vjetorit të lindjes, Besi menjëherë pas ores 00:00 ka pranuar urime të ndryshme nga familjarët dhe shoqëria e tij.

Në mesin e këtyre urimeve nuk ka munguar edhe ai i Xhensilës, e cila përmes disa imazheve të publikuara në Instastory ka shprehur dashurinë që e ka për Besin.

Përmes këtyre imazheve Xhensila, për publikun ka ndarë disa momente të bukura me Besin.

Besi dhe Xhensila në korrik të vitit 2018 janë bërë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Ajka.

Besi në karrierën e tij numëron projekte të shumta, si solo ashtu edhe duete me emra të njohur të skenës shqiptare. /21Media