Bes Kallaku ka publikuar sot këngën e tij më të re, me titull “KTG” apo “Katunari Gangsta”.

Artisti nga Shqipëria i ka realizuar edhe videoklip këngës së re, pjesë e së cilës është edhe gjyshja e tij. Për anën vizuale është kujdesur Albert Koçaj dhe Orgen Jacaj.

Kënga është punuar nga producentët Mixey dhe Apollo, gjersa për tekstin është kujdesur vet Bes Kallaku.

Që nga publikimi, rreth 2 orë më parë, videoklipi i “KTG” ka arritur të klikohet rreth 52 mijë herë në kanalin YouTube./21Media