Besi me urim të veçantë

Besi me urim të veçantë

Komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku njihet si person i përkushtuar ndaj familjes e këtë e dëshmon thuajse çdo ditë.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas ai ka bërë një urim special për nënën, gjyshen, motrën dhe gruan e tij për 8 Mars.

“Grate e jetes. Mami Shpresa, me lindi, me dha jete. Ija ime me rriti, me kripe per jeten. Xhensila ime me shtoi jeten, dhe bashke i dhame jete jetes. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua. (Edhe Ana, motra ime, te dua shum  nuk gjeta foto sepse kisha dal shum keq vete aty haahahah)”,  ka shkruar Besi krahas imazhit të publikuar në Instagram.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë. Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje. /21Media