Me një ndeshje shumë të fortë ka përfunduar edicioni 2019/20 në hendbollin kosovar.

Besa Famgas ka kompletuar një edicion perfekt duke ia shtuar Kupën e Kosovës trofeut të kampionit që e kishte fituar më herët. Besa Famgas në finale të Kupës së Republikës së Kosovës (meshkujt) e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë, 23:21. Finalja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Kupën për Besën e kanë ndarë ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Medaljet e arta për lojtarët e Besës i kanë ndarë presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit. Armand Çakalli i Federatës Shqiptare të Hendbollit dhe Afërdita Fazlija, zv. drejtoreshë e DS ndanë medaljet e argjendta për Prishtinën./21Media