Sulmuesi nga Kosova, ka nënshkruar me Sanfrecce Hiroshima

Sulmuesi nga Kosova, ka nënshkruar me Sanfrecce Hiroshima

Futbollisti i njohur shqiptar, Besart Berisha largohet si një legjendë nga kampionati australian, për ta vazhduar karrierën në Japoni.

Berisha që ka luajtur me dy përfaqësueset shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, pas shtatë vitesh në Australi, do të luajë në skuadrën Sanfrece Hiroshima.

32-vjeçari ka fituar katër tituj kampion me Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, ka vendosur të hedhë një tjetër hap në karrierë.

Berisha ka shënuar në total 116 gola në kampionatin e Australisë si dhe ka fituar dy herë Këpucën e Artë.