Autori i portretit të komandatit të UÇK-së, Agim Ramadani që tani  gjendet në librin e rekordeve “Guinness”, Besart Gashi tani ka sjell një vepër krejt ndryshe.

Gashi ka realizuar portretet e dy figurave emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit dhe Agim Ramadanit pa shikuar fare.

Artisti nga Drenasi është i njohur për veprat e tij artistike e në veçanti me mozaikun e Komandatit Legjendar, Adem Jashari me gëzhojat e plumbave./21Media