Besarta uron festën e lavdisë kombëtare

Besarta uron festën e lavdisë kombëtare

Vajza e Heroit Hazmës Jashari, Besarta përmes një rrëfimi prekës ka kujtuar 5, 6, 7 Marsin e vitit 1998.

Ajo rrëfen se si u zhvilluan luftimet mes familjes Jashari dhe serbëve gjatë tri ditëve dhe si mbeti e vetme në gjithë atë tmerr që kishte parë me sy. Besarta thotë se sot nuk ndihet vetëm pasi që përveç, Bacës Rifat e vëllait Bekimit, burrit e fëmijëve të saj ka edhe gjithë popullin shqiptar.

“Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.
Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.Urime festën e lavdisë kombëtare
Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Besarta

Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë flakën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në…

Gepostet von Besarta H. Jashari am Samstag, 7. März 2020

Famiilja Jashari në krye me Adem Jasharin ishin në shënjestër të paramilitarëve serb. Kjo familje është sulmua tri herë nga serbët. Sulmi i tretë, ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj./21Media