Sot feston ditëlindjen vajza e heroit, Hamëz Jashari, Besarta. Besartën (e cila është e mbijetuara sulmit të marsit në Kullën e Jasharëve në vitin 1998) e ka uruar vëllai i saj Bekimi.

Kyretari i Skënderajt përmes një postimi në rrjetet sociale nuk ka kursyer fjalët më të mira për motrën duke e siguruar atë se do t’i qëndrojnë gjithmonë pranë.

“Dhe po ta dish, që Ti je personi më i dashur për mua në këtë botë.

Dhe po ta dish, që dashurinë për Ty, do ta kem edhe atëherë kur flokët tona të jenë zbardhur.

Dhe po ta dish, që jo vetëm Motër të kam, por të kam e do të të kem edhe mikeshë.”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook Bekim Jashari./21Media

Të kesh një motër, është gjeja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, e cila nganjëherë mund të të rezervojë befasi…

Gepostet von Bekim Jashari am Freitag, 28. August 2020