Vajza e Heroit Hazmës Jashari, Besarta në rrjetet sociale publikoi një moment të bukur nga darka e fundvitit në familjen e saj në Prekaz.

Në fotografinë e publikuar në Facebook, Besarta shfaqet e ulur në sofër, teksa shihet e rrethuar nga nipat e saj, të cilat i kanë emrat e përtirë të Shabanit, Hamzës, Ademit, Igaballit dhe Besimit.

1’Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…
Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…
Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë”, ka shkruar Besarta në Facebook.

Besarta nga oda e familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë./21Media

E LUMTUR

Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të…

Posted by Besarta H. Jashari on Friday, January 1, 2021