Besi dhe Xhensila festojnë trevjetorin e martesës
1 Shtator 2020
Tre vjet më parë, aktori i njohur Bes Kallaku dhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Dyshja ka tërhequr vëmendjen me urimet për njëri-tjetrin në përvjetorin e tretë të martesës.
Në këtë ditë të veçantë, Xhensila në Instagram publikoi disa fotografi nga dasma e tyre me mbishkrimin “01.09.2017, tri vite gëzim dhe dashuri”.
Ndërsa Besi publikoi një fotografi epike nga albumi i martesës. Në foto Besi shfaqet duke puthur një statujë dhe jo Xhensilën.
“Urime tre vjetorin e martesës o jet”, ka shkruar Besi.
Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./21Media