Besiana Kadare do të jetë zv.presidente e OKB-së dhe përfaqësuese e Shqipërisë, në sesionin e 75-ë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kadare nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

Ajo tha se është një privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të ketë një post kaq të rëndësishëm, ndërkohë sqaron se Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshirë Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.

President i Asamblesë së Përgjithshme në OKB u zgjodh ambasadori turk, Volkan Bozkir, për të cilin Kadare thotë se mezi pret të punojë në një sesion historik.

Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare./21Media