Besnik Tahiri ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Përmes një statusi në “Facebook”, Tahiri ka thënë se kandidatura e tij shpreh vullnetin dhe dëshirën e tij dhe të Aleancës, që gjithë dijen, përvojën e përkushtimin t’ia jap qytetit të lindjes dhe qytetarëve te tij.

“Kjo kandidaturë, vjen shumë më herët për dy arsye: e para, se kam hyrë në garë me seriozitetin më të lartë, dhe e dyta, se garoj për fitore. Në këta muaj, do të identifikoj, analizoj e hartoj programin politik, jo vetëm si përgjigje ndaj problemeve, por para së gjithash, si mundësi për një prespektivë të re qeverisëse e zhvillimore”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij kjo garë, e ky projekt nuk do të jetë i zakonshëm e as i një partie por, një moment e mundësi që së bashku të kapin hapin e ndryshimit.

Ndërsa, Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga kjo parti./21Media