Aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Besnik Krapi, krahas fotografive të tij, sot publikoi një imazh të dy personave të tij të dashur.

Besniku publikoi në instagram për 36 mijë e 400 ndjekësit e tij një fotografi tejet të bukur, në të cilën shihet me nënën e tij dhe të bijën, shkruan rtv21.tv

Krahas fotografisë, në të cilën gjyshja shihet me mbesën, aktori la edhe një shkrim. “Dy dashni t’mdhaja t’mijat dhe nje super stil i flokeve i jemi! “, shkroi Besniku.

Kujtojmë që, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi janë martuar në shtator të 2019-ës, ndërsa janë bërë prindër të vajzës, Emi, në muajin qershor./21Media